Çfarë është Sea Help?

Nëse nuk bini dakord me thënien, ”Këndojini detit por rrini në tokë të thatë”, dhe keni vendosur të shijoni magjepsjen e detit, Sea Help do t’ju shërbejë si një timonier me eksperiencë i cili do t’ju shpëtojë nga një aventurë e rrezikshme dhe do t’ju çojë në siguri. Çfarë do të thotë kjo specifikisht? Në rastin e një ndërhyrjeje urgjente, dëmtimi apo defekti të mjetit tuaj lundrues, kur mbeteni në anije, ju mbaron karburanti apo gjëra të tjera, ne do ta riparojmë dëmtimin dhe do të kujdesemi për anijen dhe ekuipazhin.

Pse Sea Help?

Kur nuk keni ku të shkoni tjetër

Defektet dhe dëmtimet e anijes kërkojnë riparim urgjent për të siguruar operimin e sigurt të saj. Është gjithashtu e nevojshme që t'i riparoni dëmet të cilat mund të çojnë në mbytjen apo ngecjen e anijes në det të hapur dhe kështu të rrezikohen jeta e ekuipazhit dhe pasagjerëve.

Kur nuk keni ku të shkoni tjetër

Vela të shfryra dhe kosto të fryra

Kompleksiteti i riparimit të anijes në det dhe operacionet e plluskimit dhe tërheqjes kërkojnë pajisje shumë të sofistikuara prandaj rezultojnë në kosto shumë të larta. Nëse kësaj i shtojmë faktin që dëmi shtesë për shkak të një aksidenti është situatë shumë e zakonshme, kostot arrijnë deri në qiell.

Vela të shfryra dhe kosto të fryra

Situatë e ndërlikuar

Kur jeni në det të hapur, organizimi dhe sigurimi i kujdesit urgjent shëndetësor mund të jetë gjë e vështirë. Nëse nuk e dini kë të telefononi, kush ka pajisjet e duhura, kush ka gjithë njohurinë e neovjshme për ta trajtuar problemin, shumë kollaj mund të gjendeni në rrezik. Produkti Sea Help ju siguron asistencën profesionale dhe me cilësi të lartë vetëm me një telefonatë.

Situatë e ndërlikuar

PAKETA E SHËRBIMIT

Call Centre

Call Centre

Call Centre është në dispozicionin tuaj 24 orë në ditë, 365 ditë të vitit.

Heqja e litarit nga helika

Heqja e litarit nga helika

Ne do zhytemi dhe do t'i heqim litarët për ta liruar helikën që të mund të rifitoni navigimin dhe drejtimin e anijes tuaj.

Furnizim me karburant

Furnizim me karburant

Në rast se ju mbaron karburanti, ne garantojmë furnizimin me karburant kudo që të gjendet anija.

Ndezja e motorit

Ndezja e motorit

Ndezja e motorit me kabllo elektrike dhe një pajisje ndezjeje.

Dorëzim i pjesëve të këmbimit

Dorëzim i pjesëve të këmbimit

Ju mungon një pjesë? Organizimi, gjetja dhe dorëzimi i pjesëve të këmbimit në vendin e aksidentit (shtytësi, rripi-V, termostati, pompa e presionit të ujit, etj.).

Tërheqja e anijes

Tërheqja e anijes

A keni nevojë për transport? Tërheqja e anijes nga vendi i aksidentit në portin më të afërt ku mund të kryhen riparimet apoo në shërbimin më të afërt të marinës.

Informacion rreth kushteve të kohës dhe të detit

Informacion rreth kushteve të kohës dhe të detit

Një parashikim i saktë i motit ka një rëndësi të pamohueshme kur je në det të hapur. Merreni në kohë informacionin për të cilin keni nevojë.

Përmbajtja e paketës së shërbimit mund të ndryshojë në varësi të llojit të paketës që keni porositur në pikën e shitjes.

Kur dhe si ta përdorni Sea Help?

Sea Help është në dispozicion 24 orë në ditë, 365 ditë në vit. Në rastin e dëmtimeve apo defekteve të anijes, telefononi numrin tonë falas dhe largojuni panikut. Ne do vijmë vendndodhjen tuaj sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’ju sigurojmë gjithë mbështetjen e nevojshme.

Ku dhe si mund ta merrni Sea Help?

Ju mund ta porosisni Sea Help me kompaninë tuaj të sigurimeve, bankën, kompaninë e telekomit, kompaninë leasing apo me kompaninë e kartës së kreditit si pjesë integrale të produkteve të tyre ose si një produkt më vete shpejt dhe lehtë përmes shitjeve online, zgjidhjeve të aplikimit apo personalisht në degët tona.